Shqipëri

Rama: Për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon

Bashkimi Evropian ka dështuar përsëri që të mbaj premtimin, t’i rrije angazhimit dhe të jetë në qëndrimin e duhur, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke shtuar se Evropa mund të caktoj data por jo dhe vendndodhjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të cilat ndodhen në mes të Evropës.

“Rastësia e solli që në të njëjtën ditë kur duhej që të flisnim për atë që nuk ndodhi në Bruksel të jemi këtu në një forum të rëndësishëm ekonomik. Unë besoj që kjo është një mundësi për të thënë se çfarëdo ndodhë në apo nuk ndodh në Bruksel, ne jemi shumë të vendosur që të vazhdojmë metë gjitha forcat të risim ekonominë, mirëqenien, krenarinë dhe forcën e dinjitetit të popujve tanë. Bashkimi evropian mund të caktoj detyra, për integrimin, mund të caktoj afate për këto detyra, mund të caktoj data por BE-ja nuk cakton dot, as vendndodhjen tonë mes Evropës, as kulturën tonë dhe identitetin tonë evropian as të ardhmen e popujve tanë si popuj evropian në familjen evropiane, në shtet evropiane, me standarde politike, institucionale, ekonomike evropiane. Shqipëria e ka bërë zgjidhjen e saj që në kohën e Gjergj Kastriotit dhe e ka rikonfirmuar zgjedhjen e saj qysh në epokën e rilindjes kombëtare. Për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon. Dhe e ardhmja jonë është aty ku Zoti na ka caktuar që të kemi tokën tonë, në zemër të Evropës.