Shqipëri

Rama: Nga janari deri në korrik, 6.3 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se nga muaji janar deri në muajin korrik, Shqipëria është vizituar nga 6.3 milionë turistë të huaj.

Teksa ndan shifrat, Rama thotë se gjithashtu është rritur numri i bizneseve, veçanërisht në Sarandë e Vlorë e po ashtu është rritur xhiroja në pjesën tjetër të vendit.

Rama thotë se infrastruktura e zhvilluar më tutje nga viti i kaluar, qoftë ajo rrugore apo ajo e furnizimit me energji e me ujë, si edhe masat e marra për mbrojtjen e ujërave larës kanë dhënë kontribut të padiskutueshëm në rritjen e cilësisë së sezonit, por mbetet ende punë për t’u bërë.