May 3, 2024
Maqedoni

Rama nesër viziton Shkupin, në një dorë mban “Open Ballkanin”, në dorën tjetër “Procesin e Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të realizojë vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Ai në kuadër të vizitës së tij, krahas me kreun shtetëror, do të takohet edhe me liderët e partive politike shqiptare.

Më pas do të vazhdojë vizitat e tij edhe në Prishtinë, Podgoricë, Beograd dhe Sarajevë. Turi i kryeministrit të Shqipërisë do të bëhet në kuadër të Procesit të Berlinit dhe të ardhmes së “Ballkanit të Hapur”. Kjo iniciativë e Ramës vjen vetëm disa ditë pasi deklaroi se “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin e tij dhe duhet të vazhdohet Procesi i Berlinit.

Kjo vizitë e Ramës vjen në një periudhë të ndjeshme në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut. Tensionet në veri të Kosovës, distancimi nga iniciativa rajonale “Ballkani i Hapur” dhe procesit të negociatave në Maqedoninë e Veriut për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, që janë parakusht për procesin eurointegrues të përbashkët të Shkupit dhe Tiranës.