April 29, 2024
Shqipëri

Rama dhe Basha bashkë në qeveri?!

Kryeministri Edi Rama është shprehur në “Opinion” se ftesa e tij për bashkëpunim me PD nuk ka asnjë vijë të kuqe dhe asnjë kufi. Rama theksoi se kjo ftesë është vetëm për PD dhe jo për LSI dhe se ai njeh si opozitë vetëm PD-në.

Sa i përket partisë së drejtuar nga Monika Kryemadhi, Rama tha “LSI sot është zero faktor”.

Pjese nga diskutimi

Cili është bashkëpunimi në të cilin ju e ftoni?

Rama: Nuk kam asnjë kufi.

As bashkëqeverisje?

Rama: Asnjë kufi.

As bashkëqeverisje?

Rama: Nuk të jap ty përgjigje se s’je kryetar i opozitës, por të sugjeroj të bëhesh. Unë nuk kam asnjë kufij. Fare. Nuk kam asnjë tabu, fare zero.

A jeni i gatshëm të përsërisini zgjedhjet lokale? Po vijë të kuqe?

Rama: Asnjë vijë të kuqe.

Përballë opozitës shqiptare?

Rama: Jo opozitës shqiptare, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Unë di opozitë shqiptare Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Po LSI?

Rama: Nuk më intereson fare, LSI për mua i përket një kategorie tjetër