Maqedoni

Rafis Haliti: Elitat politike shqiptare të mendohen mirë a do të notojnë në oqeanin e trazuar të Siljanovskës dhe Mickoskit!

Rafis Haliti nga BDI ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të Mickoskit se do të formojë Qeverinë e re me Koalicionin VLEN. Në një postim në facebook Haliti i kujton Arben Taravarit dhe Koalicionit VLEN se është Mickoski ai që gjatë këtyre viteve ka kontestuar të drejtat e shqiptarëve të fituara me Marrëveshjen e Ohrit.

“Mjerë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut!
Kandidati për president nga radhët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, z. Taravari, telefonatën apo ngushëllimet e para për humbjen në zgjedhjet presidenciale e paska marrë nga lideri i opozitës, z. Mickoski, i cili si lider i opozitës maqedonase, gjatë gjithë këtyre viteve kerkoi votën duke kontestuar të drejtat e shqiptarëve që u’a garanton Marrëveshja Kornize e Ohrit si dhe kushtetuta e RMV-së!Ai madje, e paska ngushëlluar duke i dhënë shpresë se, edhe në qoftë se i humbë zgjedhjet parlamentare, do të jetë pjesë e qeverisë së ardhëshme. E kjo, nuk nënkupton gjë tjetër, pos se i ofron vazalitet në qeverinë e tij- ka cekur Rafis Haliti.

Ai fton elitat politike shqiptare të mendohen mirë se a do të lundrojnë në oqeanin e trazuar të Mickoskit dhe Siljsnovskës.

“Nëse opozita shqiptare, Vlen-i, pranon një ofert të tillë, do të thotë se qeveria e ardhëshme do të lundrojë në ujëra të turbullt dhe pa perspektivë Europjane, e pa perspektivë ekonomike.
Elita politike shqiptare dhe shqiptarët, të mendojnë mirë, se a do të lundrojnë me anijen e cila i drejton në oqeanin e trazuar, znj. Siljanovska dhe z. Mickoski?!(INA)