Maqedoni

Qytetari i jep dajak përmbaruesit në zyrën e tij në Shkup

Paraditen e ditës së martë një përmbarues është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës në Qendër, transmeton portali Lideri.

Siç informon Press24, policia në buletinin ditor njofton se të martën në ora 12.50 minuta në SPB Shkup, përmbaruesi me iniciale S.P.I.(50) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 11.20 është sulmuar fizikisht në vendin e punës në zyrë në zonën e Qendrës në Shkup nga personi me iniciale S.T. (46) nga Makedonski Brodi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë npadi përkatëse, njofton MPB./Lideri