May 3, 2024
Maqedoni

Qytetarët thyen derën e policisë te RTVM-ja, të revoltuar nga pritja për dokumente (Video)

Kolonat te sportelet policore në ndërtesën e RTVM-së janë pa fund. Dera zyrtae është thyer nga qytetarët e revoltuar, por menjëherë është zëvendësuar me dërrasë të fortë, transmeton Lideri.mk.

Ata që i gjetëm aty ankohen, thonë se pavarësisht ngarkesës, marrja e dokumenteve është e ngadaltë dhe disa prej tyre kanë disa orë që presin. Njëri prej tyre ishte një pensionist nga Shkupi, i cili thotë se ka disa ditë që nuk mund t’i marrë dokumentet e reja…
Për më tepër përcillni videon në vazhdim: