Qytetarët të kënaqur nga puna e Qeverisë, shumica vlerësojnë se vendi po lëviz në drejtim të duhur
Qeveria e re e Maqedonisë e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, vendimet e marra në lidhje me kredinë nga Hungaria dhe për ngrirjen e çmimeve për “shportën e Vitit të Ri” kryesisht kanë mbështetjen e qytetarëve të Maqedonisë. Qytetarët vlerësuan pozitivisht Qeverinë dhe Kryeministrin për punën e tyre në pesë muajt e parë.
Kjo është pjesë e rezultateve të anketës së opinionit publik të realizuar për MKD.mk nga agjencia Market Vision nga 6 deri më 15 dhjetor në mesin e 1200 të anketuarve.
Ky hulumtim tregon se ka pak dallim në qëndrimin e qytetarëve në lidhje me drejtimin në të cilin po ecën vendi – 35,6 për qind e të anketuarve mendojnë se ky drejtim është i duhur, ndërsa 34,3 për qind i gabuar, transmeton Lideri.mk.
Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë, sipas këtij hulumtimi, janë të kënaqur me punën e Qeverisë në pesë muajt e fundit – gjithsej 38,9 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se janë të kënaqur ose shumë të kënaqur, 24,4 për qind janë neutralë, ndërsa 31,2 për qind u përgjigjën se nuk janë të kënaqur ose nuk janë fare të kënaqur.
Vlerësim pozitiv qytetarët kanë edhe për punën e kryeministrit Hristijan Mickoski – 40,3 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me punën e tij të përgjithshme.
Edhe për masat e ndërmarra nga kjo qeveri, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me ndarjen e mjeteve nga kredia nga Hungaria, qytetarët kryesisht kanë qëndrim pozitiv.