Kolumna

Qytetarët duhet të përkrahin demokracinë e jo elitat politike

Shkruan: Ejup Berisha, Politolog

Për të pasur Demokraci në shtet dhe në shoqeri
duhet të ketë jo vetëmse ideator dhe përpunues të ideve, koncepteve dhe teorive të saj por gjithashtu duhet të ketë edhe perkrahës të zbatimit praktik të demokracisë në jetën e përditshme. Që nga koha kur e kuptova se nuk kemi më demokraci të zbatueshme këtu në RMV unë e kamë filluar një fushatë intenzive dhe te ngjeshur shkrimesh për nevojën dhe domosdoshmërine e kthimit të demokracisë në skenen politike apo vendosjen e të njëjtës në binar normal të funkcionimit.

Por fatkeqsisht kjo përpjekje e imja rezultoi të jetë e kotë kështuqë sa më shumë kamë shkruar dhe shkruaj pozitivisht për demokracinë aq më shumë rriten edhe tendencat për ta pamundësuar dhe paralizuar të njëjtën apo shtohen përpjekjet për forcimin e autokracisë. Kur jemi te demokracia dhe niveli tejet i ulët i zbatimit të saj këtu te ne fatkeqsisht krijohet përshtypja se ajo më nuk egziston dhe atë jo vetëmse këtu te ne por edhe gjithandej nëpër shtetet e tjera të botës. Kjo ndodh pasiqë kapacitetet e saj janë reduktiuar në maksimum. Edhe pse mendimtarë e teoreticien të ndryshëm politik gjatë dekadave të fundit të shekullit njëzetë dhe gjatë viteve të para të shekullit njëzetë e një përmes pohimeve, teorive dhe koncepteve te ndryshme mundoheshin jo vetëmse të propagandonin por edhe ta bindin opinionin publik se ky shekulli i ri do të jëtë kohë e ngadhnjimit përfundimtarë të ideve, teorive dhe praktikës së demokracisë posaqerisht të asaj liberale. Fatkeqsisht këto gjëra rezultuan jo vetëm si joreale por edhe të pavërteta. Kështu që as demokracia liberale nuk ngadhnjeu por e njëjta përpos stagnimit pësoi edhe debakël të përgjithshëm. Apo shumica e shteteve dhe shoqërive botrore sot thënë më saktë po ballafaqohen me kriza të funkcionimit ose dhe të moszbatimit të sistemit apo rexhimit i cili njihet si demokraci.

Kriza me mohimin por edhe më pas me mos zbatimin e demokracisë është jo vetëmse shumë shqetsuese por edhe tejet e frikshme. Kjo duhet të jetë kështu jo vetëmse për njerëzit e rëndomtë por edhe për intelektualët. Por fatkeqsisht këta të fundit janë shumë të qetë e të relaksuar në vend se të jenë të brengosur e të friksuar. Për politikanët është e kuptueshme që të mos brengosen për mungesën e demokracisë në shtet, kjo për faktin se demokracia për ta vendos kufizime në sjelljet dhe ne raport me forcën e tyre reale në ambientin politik. Kufizimet janë të natyrës juridike përmes akteve kushtetutese dhe ligjore të cilat krijojnë kushte dhe mundësi për kufizime faktike të pozitës dhe të forcës reale të politikanëve në terenin politik. Pra mu statusi dominant dhe forca e pakufizuar e politikanëve jane rreziqet potenciale për pengesat dhe pamundësimin e funkcionimit të demokracisë. Ndërsa ajo që është e pakuptimtë është qëndrimi dhe raporti indiferent i qytetarëve ndaj situatës aktuale të pavolitshme për ta me mohimin dhe paralizimin e funkcionimit të demokracisë në shtet. Ti bëhesh argat sulmuesve dhe mohuesve të demokracisë në fakt tu bëhesh argat politikanëve kjo do të thotë si qytetar të jeshë në anën e gabuar. Pra demokracia duhet të kërkohet dhe të përkrahet fuqishëm nga qytetarët sepse kjo i bën të lirë të barabartë dhe të pavarur këta jo vetëmse në raport me politikanët por edhe në raport me individët e tjerë ne shtet dhe në shoqëri. Demokracia qytetarëve u ndihmon që ta shijojnë lirinë në skenën politike pasiqë këta kanë më shumë përfitime dhe levërdi sesa dëme nga zbatimi i saj.

Të gjitha kufizimet që i vendos demokracia kanë të bëjnë me pamundesimin e sulmeve ndaj lirisë dhe barazisë së qytetarëve. Prandaj siç thashë edhe më lartë nuk e kuptoj mos interesimin e qytetarëve për ta rikthyer demokracinë. Në këtë betejë apo në këtë fushatën time të cilën unë gjatë kohe e udheheq dhe e realizoj në opinion për rikthimin e demokracisë në skenën politike aleat me të medhej është dashur dhe duhet ti kemë qytetarët e RMV-së. Aleat në këtë betejë mund ta kisha edhe ndonjë faktor të rëndësishë shoqëror që e përkrah demokracinë por jo kjo nuk po ndodhë. Pra fatkeqsisht tani për tani kamë ngelur i vetëm në këto perpjekjet e mija fisnike per rikthimin e demokracisë jo vetëmse të munguar por edhe të pamundësuar.

Qytetarët janë të painteresuar për këtë çështje pasiqë si duket shumica e tyre janë vënë në shërbim të mbrojtjes së intresave të elitave politike e jo të interesave të tyre si qytetarë. Ndërsa në një shtet bashkëkohor të gjithë duhet të insistojnë për rikthimin dhe rivënien në funkcion të demokracisë sepse me të gjithë individët do të jenë më të lire dhe më të pavarur prandaj krejt ajo që duhet të bëjnë të gjithë duhet pra ti duan dhe ti përkrahin fushatat për rikthimin e demokracisë në ambientin politik.