QMK: Zjarr në dy deponi në Zhelinë dhe Bogovinë
Dy vatra zjarri në hapësirë të hapur janë regjistruar në 24 orët e fundit, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza. Deponitë e egra po digjeshin në hyrje të fshatit Cerovë të Komunës së Zhelinës dhe mbi magazinën “Dardania” afër fshatit Bogovinë.
“Në shuarjen e zjarrit ndërhynë tre zjarrfikës me një automjet kundër zjarrit dhe një rojtar i parkut kombëtar “Mali Sharr. Sipas informacioneve të fundit, zjarret janë të lokalizuara.” – thuhet në njoftimin e QMK-së e cila apelon për vigjilencë për shkak të ndryshimeve të paralajmëruara meteorologjike me reshje shiu, erë dhe bore në vendet më të larta.
Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën.