May 10, 2024
Maqedoni

QMK: Regjistrohen 20 zjarre në ambiente të jashtme

  1. Gjatë 24 orëve të fundit në numrin e vetëm të urgjencës 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave janë regjistruar 20 zjarre në ambiente të jashtme, tre prej të cilave janë ende aktive.
QMK Rajonale Shtip njofton se zjarrfikësit nga Kamenica kanë intervenuar dje në orën 12:00 në zjarrin e pyllit në atarin e fshatit Dulicë ku digjej dushku dhe pylli i përzier, ku është djegur një sipërfaqe prej rreth 30 hektarësh. Në numrin 112 në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1.959 thirrje. QKUK apelon që të mos digjet bimësia në ambient të hapur, të pastrohen rregullisht kanalizimet lokale dhe të mos hidhen mbeturinat.