May 2, 2024
Maqedoni

Qeveria reagon për NON PAPERIN: Mbetet propozimi portugez!

Për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut zyrtar është propozimi i prezantuar gjatë periudhës së kryesimit të Portugalisë me BE-në. Konsiderojmë se ai propozim mundëson zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët – thuhet në përgjigjen për Klan M të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, lidhur me NON-PAPER-in e ri.

Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në proces, me qëllim tejkalimin e dallimeve me Republikën e Bullgarisë, me çka edhe do të mënjanohen pengesat për fillimin e negociatave aderuese me BE-në. Kjo është në interes të qytetarëve në të dyja vendet e me këtë edhe në interes të agjendës evropiane.

Shpresojmë që sa më shpejt që është e mundur do të krijohen kushte politike në Bullgari që të hapet mundësia për dialog intensiv në mes Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e çështjeve që kanë shkaktuar bllokim të procesit të zgjerimit të BE-së – thuhet në reagimin e Qeverisë. /KlanMacedonia