Qeveria merr vendim të mos shpërblejë administratën për festat e fundvitit
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që administrata publike të mos ketë shpërblim në festat e fundvitit.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Edhe këtë vit arsimtarët do të mbesin pa marrë një shpërblim edhe pse ligji e parashikon një gjë të tillë. Jashtë shpërblimit pritet të mbesin edhe mjekët.
Përjashtim nga ky vendim bëjnë punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
“Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore”, thuhet në komunikatë.