Maqedoni

Qeveria Kurti nuk ndalet, hapet tenderi për rrugën Tetovë-Prizren në Kosovë

Ministria e Infrastrukturës ka shpallur sot njoftimin për kontratë për ndërtimin e projektit rrugor në segmentin Prizren-Tetovë.

Vlera e parashikuar e projektit është 35 milionë euro, bazuar në dosjen e tenderit të publikuar në platformën shtetërore të prokurimit publik.

Kompanitë e interesuara për tenderin mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 22 nëntor të këtij viti.

Hapja e tenderit është bërë një ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpronësimit e parcelave që prekin trasenë e projektit.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu njoftoi dje shpalljen e njoftimit për kontratë për ndërtimin e kësaj rruge.

Qeveria ka marrë vendim për shpronësimin e parcelave që prekin trasenë e projektit të madh të rrugës Prizren-Tetovë.

“Përkundër sfidave dhe telasheve të trashëguara, po angazhohemi maksimalisht që projektet të marrin drejtimin e duhur”, tha dej Aliu.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, u shpreh se projekti ka një rëndësi të madhe. Ai tha se rruga do të lidhet me dy autostrada në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. /Paparaci