Qeveria “gjatë heshtjes zgjedhore” miratoi propozim buxhetin për vitin 2022
Qeveria gjatë heshtjes zgjedhore ka mbajtur seancë në të cilën ka miratuar buxhetin për vitin 2022. Sipas njoftimit të qeverisë, informacioni për buxhetin e miratuar është publikuar sot për shkak se të shtunën ishte heshtje zgjedhore. Sipas afateve ligjore, buxheti në dy javët e ardhshme do të dërgohet në Kuvend për procedura të mëtejme.