May 16, 2024
Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë në heshtje zgjedhore ka miratuar buxhetin për vitin 2022

Qeveria të shtunën, në heshtje zgjedhore ka votuar buxhetin për vitin 2022.

Siç thuhet në njoftimin e qeverisë, informacioni për buxhetin e miratuar është publikuar sot për shkak se të shtunën kishte heshtje zgjedhore.

Qeveria në mbledhjen e 116-të më 30 tetor për shkak të afateve për miratim ka votuar Propozim-buxhetin për vitin 2022.

“Për shkak të heshtjes zgjedhore, njoftimi për Propozim-buxhetin e miratuar publikohet sot, më 1 nëntor, ndërsa gjatë periudhës së ardhshme do të publikohet edhe prezantimi i detajizuar”, thonë nga Qeveria.

Propozim-buxheti i miratuar, bashkërisht me Propozim-ligjin për zbatimin e buxhetit për vitin 2022 do të dorëzohen në Kuvendin e Maqedonisë për votim.