May 12, 2024
Maqedoni

Qeveria do të investojë 100 milionë euro në malet e Kriva Pallankës

Elmi Aziri

Qeveria LSDM-BDI ka vendosur të investojë 100 milion euro në krijimin e qendrës së re të skijimit në malet e Osogovës. Ky investim është pjesë e Planit investiv 2021-2027! Pra, nga inekzistente duan të krijojnë qendër të re. Ndërsa Kodra e Diellit vazhdon të shkatrrohet!

Asgjë ska ndryshuar. Qeverisja VMRO-BDI planifikoi investim dhe krijim të qendrës së skijimit në malin Kozhuf!

Cila është logjika e krijimit të qendrave të reja të skijimit ndërkohë që ekzistueset shkatrrohen nga mosinvestimi?

Në ndërkohë, Bujar Osmani vazhdon me ekskurzionet e tij nëpër qendra luksoze botërore!