Qëndrimi i Trupit Koordinues Kombëtar për Regjistrimin e Popullit Turk në RMV për regjistrimin
Si Trup Koordinues Kombëtar për Regjistrimin e Popullit Turk në RMV, (ku janë anëtarësuar të gjitha OJQ -të turke, të gjitha subjektet politike nga komuniteti turk në vend, intelektualë të shquar turq, profesorë universitar dhe figura të tjera me ndikim nga komuniteti turk në vend ) që nga fillimi i regjistrimit të popullsisë 2021 ne ndoqëm në mënyrë aktive dhe me kujdes të gjithë procesin, duke bërë përpjekje të mëdha për realizimin e tij të suksesshëm.
Nga ana tjetër, me fillimin e regjistrimit, ne ndoqëm zhvillimet në terren me të gjithë mekanizmat tanë demokratikë. Në secilën platformë ne e bëmë të qartë se ne e shohim regjistrimin e popullsisë si një çështje mbipartiake. Ne përsëritëm kudo rëndësinë, vlerën dhe efektet e procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili është jetik për të ardhmen tonë si vend.
Deklarata e djeshme e drejtorit të ESHS -së për ne është e parakohshme duke e përshkruar procesin si të suksesshëm menjëherë pas përfundimit të procesit pa analizuar të gjitha dobësitë, shkeljet e të drejtave të garantuara kushtetuese dhe ligjin e regjistrimit, gjë për të cilën ne shumë herë gjatë procesit patëm shprehur pakënaqësinë me metodologjinë, mangësitë në regjistrim, numrin e pamjaftueshëm të regjistruesve dhe instruktorëve nga komuniteti turk, ndërprerjet dhe mosfunksionimi i sistemit të aplikimit për ditë të tëra, aplikimet e bllokuara nga diaspora, problemet e përkthimit dhe mangësitë e softuerit, informacioni i pamjaftueshëm i popullsisë në lidhje me regjistrimin, presionet dhe lojërat në terren dhe faktin se shumë nga qytetarët tanë nuk janë të numëruar apo regjistruar. Këtu do të paraqesim vetëm disa nga dobësitë, mangësitë dhe paligjshmëritë e shumta në fjalë:
-Nga fillimi i regjistrimit të popullsisë prej më 5 e deri më 21 shtator, aplikimi në formë elektronike në turqisht nuk funksionoi dhe pyetjet ishin në turqisht ndërsa përgjigjet në maqedonisht, kështu që duke mos pasur zgjidhje tjetër, regjistrimi u krye në mënyrë të detyruar në gjuhën maqedonase/shqipe. Për të zgjidhur këtë problem, ne bëmë përpjekje të mëdha për një kohë të konsiderueshme, që më në fund problemi të zgjidhej vetëm një javë para përfundimit të Regjistrimit, respektivisht aplikimi në gjuhën turke filloi të funksionojë më 22 shtator.
– Edhe përkundër sugjerimeve tona, në 29 rajone të regjistrimit struktura etnike e popullsisë nuk u mor parasysh gjatë përzgjedhjes instruktorëve dhe regjistruesve rajonal. Kjo çoi në ngjarje negative në disa zona të regjistrimit si në: Strugë, Radovish, Shtip, Kërçovë, Veles, Strumicë, Tetovë, Gostivar, Shkup dhe zona të tjera të regjistrimit, ku disa regjistrues, duke mos marrë parasysh ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, në mënyrë të paligjshme mblodhën numrat personal të identifikimit nga qytetarët dhe i regjistruan ata pa u dhënë qasje në fund të procedurës. Pyetjet nuk janë bërë në gjuhën amtare. Qytetarët tanë të ndërgjegjshëm reaguan ndaj shumë komisioneve të regjistrimit, dhe nga ana tjetër ata na informuan neve për parregullsi të tilla. Sidoqoftë, këto janë vetëm disa nga ngjarjet për të cilat ne jemi në dijeni.
– Në vendbanimet e caktuara ku populli ynë turk ka jetuar me shekuj, ka kultivuar bashkëjetesën me popujt tjerë, ka pasur përpjekje për manipulim dhe presion nga strukturat e financuara nga fondacione të huaja. Fatkeqësisht, edhe pse autoritetet kompetente u informuan dhe paralajmëruan, nuk u ndërmorën aktivitete për të kapërcyer veprimet e paligjshme të sipërpërmendura. Bashkëqytetarët tanë u provokuan, u shqetësuan dhe u fyen në baza etnike. Falë ndërgjegjësimit të popullit tanë, këto provokime u tejkaluan dhe u eliminuan, kështu që marrëdhëniet tona të gjata paqësore fqinjësore nuk iu nënshtruan përpjekjeve të tilla për provokim.
– Qëndrim jo transparent, jo në kohë dhe jo korrekt i zyrtarëve të ESHS-së me subjektet turke gjatë gjithë procesit.
– Për vite me radhë, ESHS në radhët e tij nuk ka respektuar të drejtën e garantuar me kushtetutë për përfaqësim adekuat dhe të barabartë. Në institucionin në fjalë ka një numër simbolik të të punësuarve nga komuniteti turk, dhe me një qëndrim kaq indiferent ESHS hedh një hije dhe mosbesim me aktivitetet e veta në mesin e popullatës turke.
Edhe pse regjistrimi është shpallur i përfunduar me sukses nga institucioni kompetent, ne ende kemi qytetarë të cilët nuk janë të mbuluar nga ky operacion kompleks statistikor.
Të gjitha institucionet kompetente, organet dhe përfaqësitë e misioneve të huaja në vendin tonë janë informuar për problemet, lëshimet dhe vërejtjet e mësipërme.
Në fund, edhe pse shumica e kërkesave tona neglizhohen dhe injorohen, kjo qasje e institucionit kompetent hedh një hije mbi procesin e përgjithshëm.
Nëse kërkesat dhe vërejtjet tona do të merreshin parasysh, fillimisht nga Enti Shtetëror i Statistikave, shumica e problemeve dhe lëshimeve të mësipërme do të ishin zgjidhur. Të gjitha mediat, ambasadat, si dhe Ambasada e vendit tonë amë R. Turqisë janë informuar në kohë për vërejtjet në fjalë.
Fatkeqësisht, Regjistrimi i vitit 2021 përfundoi me shumë pyetje pa përgjigje, ankesa, papërgjegjësi nga institucionet, lëshime dhe probleme dhe me një paligjshmëri të këtillë, të drejtat e qytetarëve të komunitetit turk u shkelën në përputhje me Nenin 8 paragrafët 2 (shprehja e lirë e kombësisë) 3 (sundimi i ligjit) dhe 11 (përfaqësimi adekuat dhe i barabartë i qytetarëve), Neni 9 paragrafi 1 (Qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore janë të barabartë në liri dhe të drejta) dhe 2 (Qytetarët para Kushtetutës dhe ligjeve janë të barabartë) Neni 48 paragrafët 1 (Anëtarët e komuniteteve kanë të drejtë të shprehin, kultivojnë dhe zhvillojnë lirshëm identitetin e tyre dhe veçoritë e komuniteteve të tyre ..) dhe 2 (Republika garanton mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të të gjitha bashkësive), Neni 50 paragrafi 3 (qytetarët kanë të drejtë të njihen me të drejtat dhe liritë e njeriut) dhe Neni 52 paragrafi 2 (të gjithë janë të detyruar të respektojnë kushtetutën dhe ligjin) të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe janë shkelur Nenet 16 Enti Shtetëror për Statistika kujdeset për ligjshmërinë në përgatitjen, organizimin dhe zbatimin e Regjistrimit në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe mbikëqyr punën e personave pjesëmarrës në Regjistrim, Neni 30 (6) Gjatë përzgjedhjes së regjistruesve dhe instruktorëve rajonalë do të respektohet parimi i përfaqësimit adekuat dhe të barabartë të pjesëtarëve të komuniteteve në rajonin e regjistrimit dhe Neni 34 (1) Aplikacioni me të cilin do të bëhet regjistrimi do të përgatitet në 7 (shtatë) gjuhë: në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, rome, vllahe, serbe dhe boshnjake. (2) Regjistrimi do të bëhet në gjuhën e zgjedhur nga personi që regjistrohet ose personi që siguron të dhënat.
Nga ajo që u prezantua më sipër mund të shihet se gjatë aktiviteteve të regjistrimit, me mosfunksionimin e sistemit të aplikimit në gjuhën turke dhe numrin e pamjaftueshëm të regjistruesve dhe instruktorëve nga komuniteti turk, pjesëtarëve të komunitetit turk u janë shkelur drejtpërdrejt të drejtat për të shprehur kombësinë e tyre, shkelje e parimit të sundimit të ligjit dhe parimit të përfaqësimit adekuat dhe të barabartë në mënyrë që qytetarët e komunitetit turk të mos ishin të barabartë në liri dhe të drejta dhe të mos ishin të barabartë para Kushtetutës dhe ligjeve. Pjesëtarëve të komunitetit turk iu është shkelur e drejta për të shprehur lirshëm identitetin e tyre, për fat të keq republika, d.m.th.ESHS nuk garantoi mbrojtjen e identitetit etnik dhe gjuhësor, me këto akte të dështimit për ta bërë këtë, ESHS nuk siguroi qasje në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe nuk respektoi Kushtetutën dhe ligjet e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonia së Veriut.
Nga ana tjetër, ESHS ka bërë shkelje të parimit të ligjshmërisë në përgatitjen, organizimin dhe zbatimin e Regjistrimit, gjatë përzgjedhjes së regjistruesve dhe instruktorëve rajonalë. Parimi i përfaqësimit adekuat dhe të barabartë të anëtarëve të komunitetit turk në zonat e regjistrimit nuk u respektua dhe aplikacionet me të cilat u krye regjistrimi nuk u përgatitën në gjuhën turke, prandaj regjistrimi nuk u krye në gjuhën e zgjedhur nga personi që po regjistrohet ose personi që i jep të dhënat d.m.th. në gjuhën turke.
Kjo qasje ngre pyetjen se sa i saktë, transparent dhe legjitim është ky Regjistrim dhe nëse me ata numra që do të rezultojnë nga ky operacion kompleks statistikor ne si vend do të jemi në gjendje të ndërtojmë një të ardhme të re për të gjithë qytetarët tanë.
Në fund, ne duam të theksojmë se rezultatet përfundimtare të regjistrimit nuk duhet të manipulohen për të treguar pamjen joreale të këtij operacioni statistikor dhe se ne nuk do të lejojmë që të drejtat tona të kufizohen për shkak të disa marrëveshjeve dhe spekulimeve politike.
Trupi Koordinues Kombëtar për Regjistrimin e Popullit Turk në RMV do të presë rezultatet fillestare që do të publikohen, de pastaj ne do të informojmë publikun për qëndrimet tona përfundimtare.
Shumë falënderime për të gjithë regjistruesit dhe instruktorët që punuan në mënyrë aktive në këtë proces historik dhe dhanë një kontribut të madh në realizimin e këtij operacioni kompleks statistikor.
Me respekt,
Trupi Koordinues Kombëtar
për Regjistrimin e Popullit Turk në RMV