Rajon - Botë

Qëlloi disa herë kryeministrin sllovak, autori tregon arsyen pse e bëri

Autori 71 vjeçar që qëlloi me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico ka deklaruar se ishte kundër politikave të ndërmarra nga ai. Juraj Cintula, një shkrimtar i njohur në Sllovaki, dëgjohet duke thënë në një video të shkurtër se “E bëra sepse nuk isha dakord me politikat e qeverisë”.

Kryeministri sllovak ndodhet në gjendje kritike për jetën, thanë më herët në një konferencë për mediat ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm i vendit. Sulmi ndodhi përpara një qendre kulturore në Handlova, një qytet rreth 200 km me makinë në lindje të kryeqytetit Bratislava, pas një mbledhje e qeverisë.