May 22, 2024
Kolumna

Pyetni ata të BDI-së që ua keni dhënë votën pse dikur nuk kishin 30 denarë në xhep, e sot kanë vetura luksoze?

Njoh disa njerëz të ndershëm të cilët janë ende BDI. Dikush hatri i dikujt dikush tjetër frikohet për vendin e punës, dikush tjetër për ndonjë arsye tjetër. Pyete atë, hatri i të cilit ia ke dhënë votën BDI, se ai i cili para se të bëhet BDI, dilte prej shtëpie me 30 denarë ndonjëherë edhe pa asnjë denarë në xhepi ku i mori paratë për veturat luksoze për pushimet nga 4 herë në vit, për banesat dhe per lukset tjera? Ai ato i mori falë votës tënde dhe ti je ende naiv dhe e beson atë. Ti, që frikohesh për vendin e punës, të jesh i sigurt si për emrin tënd, se nëse e ke kryer punën me ndershmëri, ska bir nane që të përze nga puna edhe nëse humb BDI-ja.
NUK ESHTE TURP TA NDRROSH PARTINE. TURP ESHTE TE TE MASHTROJNE 20 VITE DHE TI TI BESOSH PERSERI.
Dhe mos harro, se si ne i pyesim prindërit tonë se si e kanë duruar ata Komunizmin, ashtu do të na pyesin edhe ne fëmijët tanë se si ne e kemi duruar BDI-në.