Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të enjten një ligj që revokon ratifikimin nga Rusia të Traktatit të Ndalimit të Testeve Bërthamore, në kohën e konfliktit në Ukrainë dhe një krize me Perëndimin.

Dokumenti, i cili u publikua në portalin zyrtar të informacionit ligjor të Rusisë, ishte miratuar nga dhoma e lartë e parlamentit rus në fund të tetorit, raporton Euronews.

Rusia thotë se qëllimi është të rivendosë barazinë me Shtetet e Bashkuara, të cilat e kanë nënshkruar, por nuk e kanë ratifikuar kurrë traktatin e vitit 1996-të, dhe se ajo nuk do të rifillojë testimin nëse nuk e bën Uashingtoni.