Rajon - Botë

Putini në Festivalin Botëror të Rinisë: Serbia është aleati më i besueshëm i Rusisë

Analisti për Ballkanin Perëndimor nga Instituti i “Evropës së Re”, Jakub Bielamowicz, në profilin e tij në X ka postuar një fjalim të presidentit rus Vladimir Putin.

Gjatë fjalimit të Putinit në Festivalin Botëror të Rinisë, ka deklaruar se serbët janë aleatët më të besueshëm të Rusisë”.

“Për shekuj, serbët kanë qenë aleatët më të besueshëm të Rusisë. E dimë, kujtojmë dhe e vlerësojmë këtë”, tha Putin derisa ishte i rrethuar nga të rinjtë.

Në anën tjetër Serbia vazhdon të refuzojë t’i vendosë sanksione Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj agresionit në Ukrainë.

Është i vetmi shtet në Ballkan e pothuajse në tërë Evropën që nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke theksuar haptazi se nuk do ta bëjnë edhe në të ardhmen.