Punonjësit e gastronomisë kërkojnë ndihmë nga shteti
Nëse ndihma shtetërore për sektorin gastronomik nuk vazhdon dhe nëse edhe ky sezon turistik është i dobët, deri në vjeshtë një pjesë e të punësuarve në sektorin e turizmit përgjatë liqenit të Ohrit do t’i humbasin vendet e punës, thonë nga HOTAM.
Punëtorët nuk kërkojnë paga vetëm për korrik dhe gusht. Ata kërkojnë paga për 12 muaj. Ne arritëm vitin e kaluar të mbajmë më shumë se 90 për qind të punonjësve të kësaj industrie, duke pritur që të kemi sezon të mirë tani. Por, nëse nuk kemi sezon të tillë edhe këtë herë, do të ketë shumë largime nga puna. Jo se gastronomët dhe restorantet nuk duan të punojnë, por kushtet do të jenë të tilla që duhet të ketë largime -Kërste Bllazheski- kryetar i HOTAM.
HOTAM reagon se ata nuk kanë qenë të përfshirë në pakon e gjashtë të masave qeveritare, edhe krahas kërkesave të tyre për të mos u lënë anash sepse një pjesë e mirë e hoteleve nuk kanë funksionuar këtë dimër.
Ne jemi kapacitete akomodimi kurse përgjigjja që na u dha ishte se objektet e akomodimit kanë qenë të hapura gjatë pandemisë kurse vetëm restorantet dhe kafenetë janë mbyllur. Do të jetë një goditje e madhe, nuk e di se si do të mbijetojë – tha Kërste Bllazheski- kryetar i HOTAM.
“Ashtu si Ohri, ne nuk do të jemi shumë tërheqës nëse nuk kemi mbështetjen e masave të qeverisë. Do të jetë e vështirë edhe këtë vit. Dhe të gjithë do të luftojmë me veten tonë. Kemi qenë imun ndaj kësaj gati dy vjet. Të gjithë jemi duke kërkuar mundësi, për të punuar vetë, për të qenë në gjendje të rimëkëmbemi, pa pritur ndihmë nga sektorët qeveritar – u shpreh Musa Rashid- gastronom.
Për shkak të kufijve të hapur, mysafirët vendas do të jenë në numër shumë të vogël, ndërsa shumica e të mysafirëve të huaj që vinin vitet e kaluar, këtë verë ose nuk do të vijnë fare ose do të jenë në numër shumë më të vogël se në vitin 2019, megjithëse disa prej tyre si për shembull, nga Polonia, kanë filluar të kthehen.