May 2, 2024
Maqedoni

Punime intenzive në Haraçinë, arkitekti Bujar Abazi ka përgatitur projektin falas pa kompensim

Këto ditë po punohet në rrugën regjionale, përkatësisht në rrugën 1 tek qendra e Haraçinës, që sipas projektit parashikohet rregullimi i kanalizimit atmosferik me standart të lartë dhe konform nevojave të terenit.
Gjithashtu do të bëhet shtegu për këmbësore dhe rregullimi i pjesës në pikën lidhëse të rrugës 12 me rrugën regjionale.

Projekti përfshinë aspektin dekorativ dhe shenjëzimin horizontal dhe vertikal të qendrës.
Projekti në fjalë është punuar dhe pregaditur nga arkitekti Bujar Abazi në mënyrë vullnetare dhe pa asnjë kompenzim, të cilin e falënderoj për punën dhe bashkëpunimin.