Punëtorët ankohen nga punëdhënësit: Me rritjen e rrogës minimale, po na ulen variablat dhe kompensimi për punë nate
Lajmit për rritjen e rrogës mininimale në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i muajit të ardhshëm, nuk po mujd ti gezohen njësoj të gjithë të punësuarit. Në redaksinë tonë janë paraqitur shumë të punësuar nëpër kompani private, të cilët ankohen se pronarët kanë gjetur forma të ndryshme për të ulur rrogat e tyre, respektivisht për ti mbajtur në nivelin e deritanishëm.
“Prej kur u soll vendimi për rritjen e rrogës në 18.000 denar është ulur pjesa variabile dhe kompensimi për punën e natës. Pronarët e firmave po mundohen të mbeten rrogat e njësoj edhe pse qeveria ka pru vendim për rritje. Kerkojmë ndihmë prej institucioneve ti pengojnë këto keqpërdorime”, thonë shumë phnëtorë të punësuar te kompanitë private.
Ndryshe sipas vendimit të qeverisë nga 1 janari i vitit 2022 paga minimale do të rritet nga 15 mijë denar (250 euro) në 18 mijë denar (300 euro). Mirëpo sa do të jetë kjo rritje reale duke pasur parasysh ankesat e punëtorëve, mbetet të shohim.
Kurse punëdhënësit në Maqedoninë e Veriut edhe publikisht thonë se është e pamundur të ketë rritje të pagave në këtë kohë kur pjesa më e madhe e bizneseve luftojnë për të mbijetuar, duke nënvizuar se është e pakuptimtë që në fushatën e zgjedhjeve lokale të jepen premtime që i takojnë pushtetit qendror.
Afaristi, Angel Dimitrov, pjesë e Organizatës së Punëdhënësve në Maqedoninë e Veriut pat deklaruar për Radion Evropa e Lirë (REL) se paga minimale duhet të rritet në bazë të ligjit dhe parametrave ekonomikë dhe jo përmes vendimeve politike.
Edhe Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore thotë për REL-in se nuk është reale të pritet rritje e pagës minimale në momentin kur kemi rritje të shkallës së inflacionit dhe veçanërisht në kushte kur kompanitë janë të detyruara të kërkojnë kredi shtesë për të shlyer borxhet.
Sipas tij, nuk mund të intervenohet në mënyrë të vazhdueshme te punëdhënësit që të rrisin pagat dhe nga ana tjetër askush të mos kërkojë përgjegjësi sa i takon produktivitetit të punëtorëve.
“Çka mund të bëjë Qeveria në këtë drejtim?. Ajo duhet të përkrahë programe të ndryshme për ngritjen profesionale të punëtorëve. Të njoh harxhimet e kompanive për ngritjen e kapaciteteve. Kjo mund të rrit produktivitin dhe me këtë paralelisht edhe rritjen e pagave”, thotë Iseni.
Kurse nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut thonë se më shumë se 10 muaj kanë kërkuar që paga minimale të jetë të paktën 60 për qind nga paga mesatare në vend.
Aktualisht paga minimale në Maqedoninë e Veriut është 15 mijë e denarë, që përbën 53 për qind të pagës mesatare e cila në bazë të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave gjatë muajit shtator ka arritur vlerën prej 28 mijë e 642 denarë.
Në Maqedoninë e Veriut mbi 70 mijë qytetarë marrin pagë minimale përkatësisht mbi 10 për qind e të punësuarve në Maqedoninë e Veriut.
Nga Lidhja e Sindikatave kanë bërë të ditur se paga minimale duhet të harmonizohet në bazë të tri parametrave dhe atë: një të tretës së rritjes së pagës mesatare të paguar, një të tretës së rritjes së indeksit së harxhimeve të jetesës dhe një të tretës së rritjes reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin paraprak, sipas të dhënave të Entit të Statistikës.