Maqedoni

Publikohet një pjesë e raportit të BE-së për Maqedoninë e Veriut: Kritikohet bllokada për fillimin e bisedimeve

Është publikuar një pjesë e raportit për Maqedoninë e Veriut i cili zyrtarisht do të publikohet pasdite në Parlamentin Evropian, Komisioni Evropian e kritikon bllokadën për fillimin e bisedimeve, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Komisioni Evropian është i kënaqur që Maqedonia e Veriut vazhdon t’i përmbushë kriteret për anëtarësim të BE-së dhe që autoritetet tregojnë orientim të qartë proevropian.
“Maqedonia e Veriut vazhdon t’i përmbushë kushtet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim dhe autoritetet e demonstruan publikisht angazhimin e tyre politik të vazhdojnë në rrugën e BE-së. Vendi ruan rrjedhë të vazhdueshme dhe vendimtare në përparimin e reformave të BE-së dhe i rriti përpjekjet e tij për ofrimin e rezultateve të vërteta edhe më tutje”, qëndron në raportin për progresin e reformave për Maqedoninë e Veriut, i cili do të publikohet në orën 15 pasdite në Strasburg.

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhelyi do ta prezantojë raportin para deputetëve të komisionit për punë të jashtme të Europarlamentit.

Raporti më tutje do të thotë se reformat e BE-së janë proces në afat të gjatë i cili kërkon angazhim të vazhdueshëm nga qeveria dhe nga opozita, si dhe nga të gjithë faktorët shoqëror.

Maqedonia e Veriut është përshëndetur në pjesën e harmonizimit të politikës së saj të jashtme me atë të BE-së me shkallë prej 96 për qind, që përfaqëson rritje prej dy pikë procentuale në krahasim me vitin 2020.

“Në mars të vitit 2020 anëtarët e Këshillit Evropian njëzëri e miratuan vendimin që të hapen negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Shtyrjet e fillimit të bisedimeve për anëtarësim kanë pasoja negative ndaj kredibilitetit të BE-së, paralajmëron Komisioni Evropian.

Ajo thekson se çështjet bilaterale ndërmjet Sofjes dhe Shkupit duhet të zgjidhen me prioritet.
“Komisioni me padurim pret dhe e thekson rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Bullgarinë nga të gjitha palët. Në përputhje me konfuzionet e Këshillit, Komisioni e vazhdon punën e nevojshme përgatitore dhe pret që Konferenca e parë Ndërqeveritare të mbahet sa më shpejtë sapo të miratohet korniza negociuese nga ana e Këshillit dhe para fundit të këtij viti”, kërkon Komisioni Evropian.