May 20, 2024
Maqedoni

Publikohen fotografitë e katër personave tjerë të dyshuar për vrasjen e vajzës 14 vjeçare në Shkup (Foto)

Pas biznesmenit, gazetarit dhe aktivistit Lupço Palevski Palço, Janë publikuar në rrjetet sociale edhe fotografitë e katër personave tjerë të dyshuar për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi, si dhe berberit 74 vjeçar nga Velesi.

Sipas informacioneve të para, motiv ka qenë nxjerja e parave nga familjarët, transmeton Lideri.mk.

Fotografitë po shpërndahen në rrjetet sociale ku kërkohet kthim i dënimit me vdekje për autorët.

Portali Lideri.mk rikujton se deri në dë ndriçimin e plotë të rastit dhe vendimit të plotëfuqishëm gjyqësor, per ta vazhdon prezumpcioni i pafajësisë.

Fotot: https://www.facebook.com/share/p/NW9MUUEmXwSwYwbw/?mibextid=I6gGtw