PSG gati ta shesë që tani Kylian Mbappenë, shuma që kërkon Al Khelaifi
Pasi njoftoi se nuk do të rinovojë me Paris Saint-Germain përtej 30 qershorit 2024, kur i përfundon kontrata aktuale, Kylian Mbappé është rikthyer në kryefjalën e merkatos së verës, pasi PSG është i interesuar për ta shitur që tani, për të mos e humbur me parametër zero pas një viti.
Gjatë orëve të fundit, është zbuluar shuma që kërkon të arkëtojë skuadra pariziene nga shitja e kartonit të sulmuesit 24-vjeçar.
Megjithatë, shuma e përmendur mund të jetë pak më e lartë në rast se Reali i Madridit është i interesuar ta blejë këtë verë Mbappénë, sepse marrëdhëniet mes bardhezinjve dhe parizienëve nuk janë të mira.
Sipas “Le Parisien”, dëshira e sulmuesit francez është t’i bashkohet Realit, duke përjashtuar opsionet e tjera.