Pse s’ka notë proteste nga Ministria e Jashtme për familjen gostivarase që u terrorizua në Serbi?
Shkruan: Bekim Qoku
Përse nuk ka ende asnjë notë proteste nga Ministria e Punëve të Jashtme e MV lidhur me familjen nga Gostivari që u terrorizua nga autoritetet serbe për shkak të mbajtjes të simbolit kombëtar shqiptar?
Mos reagimi i organeve shtetërore të MV në mbrojtje të nënshtetasve të saj do të inkurajonte shtetin serb për të vazhduar me politikat e terrorit ndaj pjesëtarëve të kombit shqiptar.
Me këtë sjellje shtetërore ndaj qytetarëve shqiptarë të MV që mohon çdo vlerë e simbol kombëtar të tyre është e pamundur t’u kërkohet luajalitet ndaj shtetit.
* Bekim Qoku, përfaqësues i VV’së per Maqedoninë e Veriut