Pse nuk i dilet gjuhës tonë për zot?
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
PSE NUK I DILET GJUHËS TONË PËR ZOT?
Ky reagim i imi nuk është i pari, por as edhe i fundit.Unë nuk reagojë në mjegull, por reagojë në gjërat që nuk mund të i përballojë shpirtrish, sepse nuk mundem të rri duarkryq dhe të heshti. Nëse heshti duke parë gjëra që nuk kapërdihen, atëherë heshtja ime do ishte shumë e dëmshme. Nuk e di asa vet se sa e sa herë kam parë dhe kam lexuar se çfarë padrijtësie i bëhet gjuhës sime amtare shqipe nga disa sharllatan, atëher pyes veten se si të heshti e mos të reaogojë. Po si nuk ju vjenë turp disave të shkruajnë dhe të postojnë diçka në facbbook ? A thua vallë këta njerëz nuk kanë turp, nuk kanë ndërgjegje dhe?… Po si e lejojnë disa veten dhe jo të paktë të e nënçmojnë gjuhën tonë të cilën e kemi gjuhë amtare. E kemi gjuhë të nënës. E kemi gjuhë kombëtare. E kemi gjuhë të cilën e ruajtën brez që mos të i lëmë armiqtë të na e shkatrrojnë. Sa e sa shqiptarë që nga kur ekziston kjo gjuhë e ëmbël e nënës kontribuan për të e ruajtur. Po sa e bija dhe bijë më të mirë derdhën gjakun dhe dhanë jetën e tyre për të e ruajtur gjuhën tonë shqipe. Gjuhën e të parëve tanë.E dje, e sot dhe shumë më herët unë lexojë postime në fb. me bastardhime të gjuhës sonë nga shumë individë e besa që nuk janë të paktë. Ajo që më bënë të iritohem edhe aq më shumë është kur lexojë disa postime nga nga disa “ intelektualë”. Po, po nga disa “ intelektualë”me fakultete. Nga disa “ magjistra” e “ doktora” shkence. Kjo heshtje ndaj shkeljes së gjuhës shqipe të bëhet dhe ne të heshtim është absurd mbi absurdet. Ky është turpi i turpit.Unë nuk kam heshtur asnjëherë dhe nuk do të heshti derisa të e kemë frymën e fundit në shpirtin tim. Unë do ia them hapur në sy disa “ intelektualve” të tillë. Do ua them pa ngurruar aspak. Do ua them sot dhe nesër, spse prej tyre nuk frikësohem aspak që nuk më lëvzë as qerpiku i syrit. Do të reagojë ndaj atyre që e përdhosin këtë gjuhë për të cilën Rikindast tanë kombëtarë u tretën deri në vdekje për këtë gjuhë të ëmbë siç thot poeti i madh shqiptar Naim Frashëri. Ajo që është edhe më dhimbshme. Është kjo që disa “ atdhetarë” e “ patriota” postimeve të tilla që nga alfabeti ynë me 36 shkronja të arta disa i hanë shkronjat dhe e lënë alfabetin gjysmak. E këta “ atdhetarët” e kafiterive,” të rrugëve “patriotat” e…, ua plqejnë postimet mu këtyre të lartpërmendurve që na e shkelin me syçelë alfabetin e gjuhës shipe. Gjuhën tonë amtare. Ndaj kësaj dukuri duhet të reagohet gjithnjë dhe mos të heshtët, sepse edhe ata që heshtin janë mëkatarë