Maqedoni

Pse erdhi antikorrupsioneri amerikan në Shkup? Ageler: Nuk do të zbulojë emra të “listës së zezë”!

Pas takimit Pendarovski-Nefju, në të cilin e pranishme ishte edhe ambasadorja amerikane, Angela Ageler, kjo e fundit shkoi drejt Krivollakut, nga ku zbuloi Koordinatori Global për Antikorrupsion në kuadër të Departamentit të Shtetit Riçard Nefju, nuk ka ardhur në Maqedoni për të paraqitur ndonjë emër nga lista e zezë amerikane e cila po përpilohet në Uashtington. Megjithatë Ageler tha se Nefju është avokat dhe partner i shkëlqyer për luftën për korrupsionin, gjë për të cilën ka nevojë edhe Maqedonia e Veriut.

“Ishte një vizitë që e kishim planifikuar më herët dhe jam e gëzuar që ai mundi ta vendosë këtë vizitë në agjendën e tij. Nuk është këtu për të zbuluar ndonjë gjë. Nuk është këtu për të zbuluar ndonjë emër nga lista e zezë por është këtu për të diskutuar për procesin kur po zhvillohet nga SHBA-të, protokollet e sanksioneve dhe mendoj, siç e thash këtë javë, kjo është diçka për të cilën po vazhdojmë të punojmë në Uashington, ne nga ambasada jemi në kontakt të përditshëm me ta për procesin dhe koordinatorin Nefju e kemi aleat të shkëlqyeshëm në luftën kundër korrupsionit, që është diçka e rëndësishme për çdo qytetar të këtij shteti.”- deklaroi Angela Ageler, ambasadore e SHBA-ve.