October 8, 2024
Kolumna

Pse e nxe zori Vuçiqin se çka flet Albini në Shkup e Tetovë?

Nga: Ejup Berisha, kolumnist i rregullt i Lideri.mk

Vizita e Kryeministrit Kurti në vendin tonë dhe kërkesat për ndëshkim kolektiv të shqiptarëve nga Serbia

Gjatë javës që shkoi Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti me ftesë zyrtare të kryetarëve të Komunave Çair të Shkupit Visar Ganiu dhe atij të Tetovës Bilall Kasami qëndroi në Shkup dhe në Tetovë. Ai nga autoritetet komunale, apo më konkretisht, nga të parët e dy Komunave është ftuar që zyrtarishtë të merr pjesë në përurimin e emrave të ri të dy lagjeve. Gjat ceremonive të promovimit të emrave të rinj të rrugëve në dy vendbanimet shqiptare dikush ka përdorur edhe flamuj me ikonografi të Shqipërisë së madhe.
Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë apo që dikush të ketë dëshirë të shprehet pak më tepër patriot se pjesmarrësit e tjerë nëpër tubime të tilla publike. Por ja që disa qarqe nxituan që ta gjykojnë Kryeministrin Kurti dhe ata që e kanë ftuar ate për të marrë pjesë në ngjarjet e javës së shkuar në Çair dhe në Tetovë.

Pas kësaj shpërthyen reagime negative nga më të ndryshmet nga qarqe të caktuara politike dhe qytetare jo vetëm këtu në RMV por quditërishtë reagoi edhe Serbia fqinje.
Kështu Aleksandar Vuçiq Presidenti i Republikës së Serbisë nga Beogradi e dha kushtrimin ky autoriteteve zyrtare shtetrore të vendit tonë u ka rekomanduar që ti ndjekin dhe ti denojnë shqiptarët të cilët morrën pjesë në ceremonitë e promovimit të emrave të ri të rrugëve në lagjen Çair të Shkupit dhe të një rruge në Fshatin Vicë të Tetovës. Dhe autoritetet zyrtare të Punëve të Brendshme të RMV-së menjëher i kanë morrë të gjitha masat e duhura dhe adekuate për t’ia quar në vend amanetin Vuçiqit të Serbisë.

Kështu që hiç më larg se dje dy ditë pas ceremonive të inaugrimit të emrave të ri të rrugëve në dy vendbanimet shqiptare i sankcionuan dy njerëzit e parë të Komunave si Visar Ganiun Kryetarin e Komunës së Çairit dhe Bilall Kasamin Kryetarin e Komunës së Tetovës. Në njē shtet demokratik dhe njëherit kandidat për tu antarsuar në BE për një ditë sankcionohen dy njerëz të zgjedhur në mënyrë demokratike me vota të lira të qytetarëve. Me aktin e djeshëm autoritetet zyrtare të RMV-së duhet ta dinë se i kanë sankcionuar jo vetëmse kryetarët e dy komunave por edhe të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në teritoret e këtyre dy njësive të vetqeverisjeve lokale. Ky akt ishte vaj i hedhur nga Serbia me të cilin këta i nxitën bashkshtetasit tanë maqedonas që të veprojnë kundër shqiptarëve. Dhe si duket këta nuk ngopen pa i përndjekur dhe pa i sankcionuar shqiptarët sepse këtë e don Serbia.

Ne nëpër tubime të ndryshme të organizuara në RMV dhe në Serbi kemi pa ikonografi të Serbisë së madhe dhe thirrje për vrasje bile edhe për zhdukje të shqiptarëve por reagimet tona nuk kanë qenë kaq të ashpra dhe histerike seç ishin këto të qarqeve të brendshme dhe ato të politikës zyrtare të Serbisë gjatë këtyre ditëve të fundit si rezultat i vizitës së Kryeministrit Kurti në Çair dhe në Tetovë. Këto reagime më kthyen në kohën e viteve 90 të shekullit njëzet apo në periudhën kur ish diktatori serb Sllobodan Millosheviç organizonte akcione ndëshkuese policore për sankcionimin kolektiv të shqiptarëve siç i qunte ai Jo të ndershëm. Pra Millosheviçi shumicën e shqiptarëve të Ballkanit i quante neposhteni albanci-shqiptar jo të ndershëm ndërsa ata pak shqiptarë që bashkpunonin me të dhe me pushtetin serb i quante shqiptarë të ndershëm.

E në rastin e bisedave të djeshme informative qarqet qeveritare të RMV-së i sankcionuan të parët e dy komunave shqiptare të cilët sipas logjikës së Millosheviçit janë shqiptarë jo të ndershëm apo “neposhteni albanci”. Pra gjatë akcioneve të djeshme policore u instalua modeli i demokracisë informativo policore që ishte prezent në ish Jugosllavi e të cilin përher e përdorte edhe ish diktatori serb Sllobodan Millosheviç. Përmes tij ky kishte synim sankcionimin kolektiv të shumicës dërmuese të shqiptarëve të cilët nuk bashkpunonin me të.