Pse disa Parti politike shqiptare në RMV nuk angazhohen dhe nuk punojnë për realizimin e interesave të shqiptarëve
Ejup Berisha
Më herët partitë politike maqedonase ishin kunder të drejtave dhe lirive tona kombëtare, këto akoma vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër, por tash këtyre u janë bashkangjitur edhe disa parti politike shqiptare. Kundër janë edhe këto parti të cilat asesi nuk duhet të jenë. Çudi e madhe ec e merre vesh këtë qëndrim të tyre në skenën politike vendore. Pra kjo është një qështje e pakuptimtë që nuk arsyetohet dhe nuk justifikohet me asgjë. Këto Parti a harrojne se votat për pjesmarrjen e tyre në politikë i kerkojne dhe i sigurojnë nga shqiptarët e jo nga kombet e tjera të rajonit dhe të botës. Keshtuqe rregull është që kush kërkon vota shqiptare dhe i merr të njëjtat nga shqiptarët këta duhet ti mbrojnë interesat të drejtat dhe liritë e shqiptareve e jo interesat e ndonjë kombi tjetër. Dhe Partite politike shqitare koheve te fundit më shumë po e mbrojne intersin e bullgarëve sesa të shqiptarëve. Nese është keshtu atëher këto parti le ti ndrrojne emrat e tyre nga Parti politike shqiptare le të quhen Parti bullgare, si dhe të njëjtat vota le të kërkojnë nga bullgarët e jo nga shqiptarët. Nëse futja e bullgarëve në kushtetutë është qështje shumë më e rëndësishme për ta atëher pse për të njëjtët nuk është e rëndësishme heqja e njëzet perqindëshit për emertimin e gjuhes shqipe në Kushtetutë. Të nderuar përfaqsues të Partive politike shqiptare heqja e 20 përqindëshit nuk është qështje e huaj por është qështje e pastër shqiptare. Sërish pyes se pse është ky kundershtim i Partive politike shqiptare per ta fshire 20 perqindeshin në Kushtetutë dhe gjuhën shqipe ta fusin ashtu siç duhet të emrtohet origjinal Gjuha shqipe. Pse i gjithë ky aversion i Partive politike shqiptare ndaj gjuhes shqipe. Në rregull pajtohem futja e bullgarëve në aktin më të lartë politiko-juridik të RMV-se është prioritet për antarsimin e vendit tonë në BE por edhe fshirja e njëzetë perqindeshit është prioritet mbi prioritetet për të gjithë shqiptarët e RMV-së, përpos për disa udhëheqës të Partive politike shqiptare të cilët e kundërshtojnë kategorikisht këtë qështje. Ku e kanë patriotizmin këta përfaqsues të partive athua vallë këta atë e shprehin vetëm para kamerave televizive dhe nëpër tubime parazgjedhore. Apo të njëjtët atje dhe aty ku duhet te jenë patriot silleni si kosmopolit dhe aty dhe atje ku duhet te sillen si kosmopolit të njëjtët silleni si patriot. Përsëris meqë këta kërkojnë dhe marrin vota shqiptare le tu shërbejnë interesave të përfaqsuesve të kombit të tyre. Është akt shumë i ulët dhe pandershëm të faktorizohesh politikisht nga shqiptarët dhe të mos angazhohesh aspak për ta realizuar interesin e shqiptarëve por të angazhohesh psh për interesat e bullgarëve, të serbëve, të rumunëve apo dhe të tatarëve. Këtyre përfaqsuesve partishë formalishtë shqiptare as tatari nuk mund tu bie në fije.