Kolumna

Pse deputetët e Kuvendit të Republikës janë kaq të llastuar

Ejup Berisha

Çfar kanë deputetët e Kuvendit të Republikës që janë kaq nervoz dhe agresiv në sjelljet e tyre brenda këtij institucioni më të lartë shtetëror.

Mos vallë këta duan zbritje rrogash, kështu ndoshta do të qetsohen pak. Nëse ka njerëz që marrin paga të larta e nuk punojnë sa duhet dhe çfar duhet për ti merituar ato paga që i marrin dhe pastaj çuditërisht të njëjtët bëhen shumë nervoz dhe agresiv viteve të fundit këta janë Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nuk është për tu çuditur njerëzit e mençur dhe me përvojë nuk kanë thënë kot se të mirat e jo të këqijat ua nxjerrin mendët njerëzve. Këtë fakt po e vërejmë dhe po e kuptojmë me rastin e sjelljeve të deputetëve ose për këtë thënie jemi vërtetuar nga disa ngjarje të pakëndëshme dhe të pahijshme që kanë ndodhur disa herë brenda organit më të lartë ligjvënës të shtetit tone. Bllokada sharje kërcnime dhe përdorim dhune këto të gjitha janë ndodhi të cilat janë prezente kohë pas kohe në Kuvend. Pra duhet thënë se këto janë ngjarje që janë parë më pare dhe po shihen tani si dhe do te shihen akoma nëse në Kuvend nuk merren masa ndaj deputëve të pa ndërgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm, pra nëse kompetentët atje nuk marrin masa që ti qetësojnë dhe disciplinojnë deputetët. Si duket këta kanë problem me sjelljet e tyre për faktin se marrin paga të majme dhe ato pastaj nuk ju bëjnë mirë atyre sepse të njëjtët i kanë tepër. Pra përvoja deshmon se njeriu nuk luan mendësh kur ka gjendje të keqe dhe kur nuk ka pagë të lartë sepse kur i njëjti i ka këto gjëra të pavolitshme ai nuk ka kohë të mjaftueshme që të nervozohet e aq më pak që te del mendësh por i njëjti tërë kohës është i preokupuar se si të del nga gjendjet e këqija me të cilat ballafaqohet. A e keni vërejtur se si dhe me sa vështërsi ballafaqohen puntorët e rëndomtë kur mundohen që ti realizojnë kerkesat e tyre të ligjshme psh për rritjen e pagave. Pse ndodh një gjë e tillë pra kjo ndodhë për faktin se ata nuk sillen me arrogancë dhe nervozizëm por ata janë shumë të civilizuar gjatë parashtrimit të kërkesave të tyre. Ndërsa për dallim prej punëtorëve të rëmdomtë Deputetët e Kuvendit nuk e kanë problem qështjen e rritjes se pagave sepse këtyre pa kërkuar fare rritje u rriten rrogat e tyre ndërsa punetorët e rëndomtë fatkeqsishtë edhe nëse bëjnë greva dy apo tre javëshe atyre nuk u rriten pagat menjëher. Me këtë rast Qeveria me kërkesat e tyre taktizon tërë kohës duke thënë psh se do ti rrit pagat e tyre dhe këtë ajo nuk e bën menjëher. Për fund Deputetët janë të zgjedhur nga qytetarët dhe duhet të jenë pasqyra e tyre me e mirë në vend, në rajon dhe në botë prandaj këta duhet të sillen ne mënyrën me te mire apo duhet të jenë më të sjellshëm dhe më të ndershëm. Të njëjtët për faktin që janë të zgjedhur nga qytetarët nuk duhet të jenë shumë të llastuar apo dhe të sillen me nervozizem, të jenë agresiv, si dhe të perdorin vulgarizma në shprehjet e tyre gjatë fjalimeve në seancat e komisioneve apo dhe në ato plenare kuvendore. Dhe meqë këta më nuk po mbajnë llogari për sjelljet e tyre të njëjtëve duhet tu ofrohet që ta lexojne dhe ta nënshkruajnë një kodeks shtesë etik me të cilin këta obligohen që të sillen me mirë, më qetë, të jenë më të vemendshëm, më të sjellshëm dhe më të përgjegjshëm. Dhe nëse deputetët vazhdojnë që ta shkelin edhe këtë kodeks atëherë ata duhet të denohen me largim disa mujor nga puna e Kuvendit apo dhe të gjobiten me të holla psh tu hiqen nga 15 20, 30 apo dhe nga 50 përqind prej pagave të tyre mujore. Por edhe po pati mundësi Kuvendi duhet të angazhoj edhe shërbime të caktuara kuvendore të cilat do tua terheqin vërejtjen deputetëve të cilët sillen keq dhe në mënyrë të papërgjegjshme në Kuvend me qëllim që këto sjellje të njëjtët ti ndryshojne dhe ti përmirsojnë me qëllim që organi ligjvënës të jetë me efikas dhe më efektiv gjat aktiviteteve dhe punëve të tija të përditshme.