Kosovë

Protestuesit kërkojnë rrëzimin e Qeverisë, e quajnë Kurtin mashtrues

Qindra qytetarë i janë bashkuar protestës së thirrur nga Partia Socialdemokrate (PSD) për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës e ku po kërkohet që të hedhet poshtë propozimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Ju e rrisni çmimin ne rezistencën” , “Ndryshimi i madh veç n ‘faturë t’ rrymës”. “Krejt dhe padrejtë”, ”Krejt dhe shtrenjtë” “Krejt rroga n ‘rrymë”, “Albin mashtruesi”, janë disa nga pankartat që protestuesit po mbajnë teksa po brohorasin “Albin rrenci”, “Albin hajni”.

Po ashtu protestuesit në sheshin “Zahir Pajaziti” po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ata me pankarta në duar kanë vazhduar ecjen drejt objektit të qeverisë.