May 16, 2024
Maqedoni

Protestojnë të punësuarit në MIA, kërkojnë paga më të larta

Gazetarët dhe punonjësit në Agjencinë Informative të Maqedonisë, protestuan për paga më të larta. Përfaqësuesja e këtij agjencioni, pjesë e Sindikatës së pavarur të gazetarëve tha se tanimë muaj të tërë presin që kërkesa e tyre për rritjen e pagave të vendoset në rend dite ne Qeveri. Ndër tjera ajo tha se për shkak të pagave të ulëta nën mesatare dhe mos miratimin e punësimeve të reja, shumë prej të punësuarve po largohen nga vendi I punës.

– Advertisements –

“Për herë të parë në ekzistimin e saj 25 vjeçar të MIA-s, të punësuarit janë të detyruar përmes protestës të kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre. Protesta e sotme paralajmëruese është për shkak të qasjes injoruese të Qeverisë ndaj kërkesave tona për rritjen e pagave në përputhje me marrëveshjet kolektive dhe shpenzimeve jetësore”, deklaroi Marina Ilievska, MIA. /Alsat.mk