BallinaMaqedoni

Protesta në Ferizaj për lirimin e Blerim Ramadanit: “Maqedonia të korrigjojë gabimin e bërë”

Familjarët dhe bashkëluftëtarët e veteranit të luftës së UÇK-së, Blerim Ramadani, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i përvjelë mëngët dhe t’i bëjë presion Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që ta lirojë ish-luftëtarin ferizajas, të arrestuar javën e kaluar bazuar në një fletarrest ndërkombëtar nga Serbia.

Në protestën e organizuar nga dega e OVL së UÇK-së në Ferizaj në sheshin “Dëshmorit e Kombit”, kryetari i kësaj dege, Rafiz Sejdiu, ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti se nuk po bën asgjë për lirimin e Ramadanit, i cili po mbahet në një burg në Tetovë sipas pretendimeve të Serbisë se ka kryer “krime lufte kundër popullatës serbe” në rajonin e Ferizajt në verën e vitit 1999.

“Gjithashtu apeloj te Qeveria e Maqedonisë të korrigjojë gabimin e bërë, në mënyrë që të ruhen raportet e mira fqinjësore, në të kundërtën do të mbajnë përgjegjësi për përkeqësimin e këtyre raporteve”, ka thënë Sejdiu, duke shtuar se protesta ishte vetëm hapi i parë.

“Kërkoj që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë ta marrin me seriozitet këtë çështje, sepse ne veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk lejojmë që shokët tanë të luftës të dhunohen dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të denigrohen dhe të kriminalizohet”, ka thënë Sejdiu.

Më i ashpër me partitë shqiptare në pushtet në Maqedoninë e Veriut dhe me Lëvizjen Vetëvendosje që qeverisë me Kosovën, ka qenë ish-komandantit i Brigadës 162, “Agim Bajrami”, Xhabir Zharku. Ai pati edhe një porosi për deputetët e pushtetit.