May 18, 2024
Maqedoni

Propozimi i KSI: Ora policore të fillojë prej 21:00-05:00, kafenetë të punojnë në pjesën e hapur

Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka diskutuar dhe ka vendosur t’i propozojë Qeverisë që pas datës 27 prill, kur edhe skadojnë masat aktuale që janë në fuqi, ora policore të fillojë prej 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Gjithashtu propozohet që të hapen kafenetë por vetëm në pjesën e hapur të lokalit dhe jo brenda.

Këto propozime pritet të miratohen në seancën e Qeverisë.

Ndryshe ditëve të fundit ka një përmirësim të situatës epidemiologjike. /SHENJA/