Propozim-ligji, shtetësi vetëm përmes një dokumenti
Opozita shqiptare propozon thjeshtimin e procedurave për marrjen e shtetësisë. Alsat mëson hollësi ekskluzive nga propozim-Ligji për shtetësi i hartuar nga ASH-AAA. Përmes një dokumenti qoftë certifikatë e lindjes, faturë ose marrëveshje për marrëdhënie pune, qytetarët do të kenë bazë juridike për të fituar statusin shtetas.
Propozim-Ligji për shtetësi
certifikatë nga libri i amzës i të lindurve;
dëshmi për arsimim të kryer (dëftesë, vërtetim ose diplomë);
dëshmi për marrëdhënie të themeluar të punës
dëshmi për llogari të paguar për shërbimet në vijim: energji elektrike, ngrohje, ujë, shërbime telefonike;
dokument udhëtimi (pasaportë) të lëshuar nga ish- RSFJ ose republikë tjetër e ish-RSFJ;
letërnjoftim të lëshuar nga ish-RSFJ ose republikë tjetër e ish-RSFJ;
letërnjoftim për të huaj;
librezë shëndetësore;
Në kushtin për njohjen e gjuhës maqedonase parashikohet dispozitë e cila mundëson që qytetari ta fitojë statusin shtetas edhe përmes njohjes së gjuhës shqipe, pa qenë i obliguar ta njeh gjuhën maqedonase.
Propozim-Ligji për shtetësi
“Ta zotërojë gjuhën maqedonase ose gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e që është e ndryshme nga gjuha maqedonase (gjuhën shqipe) deri në shkallë që të mundet lehtësisht të merret vesh me rrethin”.
Propozimi ndërhynë edhe në nenin 7 të Ligjit për shtetësi i cili ndodhet aktualisht në fuqi. Në dispozitën që parashikon leje qëndrim të rregullt për 8 vite, propozohet që periudha të ulët për një vit, përkatësisht personi që kërkon shtetësi të ketë të paktën 7 vite qëndrim të rregullt në Maqedoni të Veriut. Teksti i ligjit i është dorëzuar LSDM-së, ndërsa grupi parlamentar Socialdemokrat të njëjtin e ka dorëzuar në MPB dhe Ministri të Drejtësisë për shqyrtim dhe mendim nga ekspertët. Dy resorët më pas tekstin e ligjit do ta adresojnë tek kabineti i kryeministrit kur edhe pritet zyrtarizmi i marrëveshjes dhe nisja e procedurës së miratimit. Edhe ky propozim i opozitës parashikohet me procedurë të shkurtër./ALSAT