May 1, 2024
Kuriozitete

12-vjeçari diplomon brenda një jave edhe në shkollën e mesme edhe në fakultet

Një 12-vjeçar në Karolinën e Veriut shfrytëzoi më së miri kohën e karantinës që kishte gjatë pandemisë, duke nisur disa mësime shtesë. Një vit më vonë, Mike Wimmer, nga Salisbury do të diplomohet në shkollën e mesme dhe në kolegj, në të njëjtën javë. Wimmer përfundoi katër vite shkollë në një vit dhe si rrjedhojë do të diplomohet nga Kolegji Komunitar Rowan-Cabarrus më 21 maj dhe nga Shkolla e Mesme e Akademisë Concord, më 28 maj.