April 30, 2024
Maqedoni

Propozim-buxheti i plotësuar për vitin 2023 hyn në Kuvendin e RMV-së

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 97-të plenare të caktuar për në ora 11:00, në të cilën në rend dite është propozim-buxheti i plotësuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

Propozimi i plotësuar i buxhetit është tekst i ri integral në të cilin Qeveria ka inkorporuar amendamentet e pranuara dhe ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme në Propozim buxhetor.

Ministria e Financave pranoi disa amendamente, por në formë të modifikuar, ndërsa disa nga propozuesit i tërhoqën amendamentet e tyre, por bllokime të reja nga opozita OBRM-PDUKM janë të mundshme sepse vetë diskutimi i komisionit zgjati shumë sepse ata propozuan pjesën më të madhe nga 263 amendamentet, ndër të cilat ishte propozimi për ndërtimin e një shkolle, e cila tashmë është ndërtuar.

Amendamente ka pasur edhe nga LSDM-ja, e cila kërkon rritjen e shumës për ushqimin e studentëve nga 120 në 160 denarë, si dhe përmirësimin e kushteve në konviktet e studentëve.