Pronari i plazhit, Dragan Gj., dëbon familjen sepse gratë ishin me mbulesë: “I urrej muslimanët” (Video)
Një incident i pazakonshëm ka ndodhur në një nga pikat turistike në Mal të Zi. Pronari i një biznesi ka dëbuar një familje muslimane vetëm pse ishin me mbulesë dhe se ata kishin shkuar në plazh për të marrë rreze dielli.
Dragan Gj, pronari i atij plazhi ka larguar familjen vetëm pse ishin me mbulesë apo siç tha me hixhab.
Ministri i brendshëm malazez, Filip Axhiq konfirmoi rastin ku sipas tij, pronari largoi një familje myslimane për shkak të hixhabit që kishte vajza e tyre. Ai shtoi se fajtori për ngjarjen ishte Dragan Gj që është dërguar në ambientet e Departamentit të Sigurisë së Tivarit për deklarim.
Axhiq ka theksuar se reagimi i policisë ka qenë i shpejtë, duke shtuar se pret përgjigje nga prokuroria.
Bëhet fjalë për pishinën “Rocky Beach” në plazhin e Utjehës, ku pronari ka thënë se nuk lejohet noti me rroba dhe kjo shënohet në tabelën përballë pishinës. “Ata mund të notojnë me burka, me hixhab në det, ashtu siç bëjnë, por jo në pishinë”, tha pronari i plazhit, Dragan Gj.