Kosovë

Prokuroria tregon detajet për sulmin ndaj vajzës së re në Pejë

Dy persona janë dërguar në ndalim 48 orësh pas një rrahje brutale që ka ndodhur sot në qytetin e Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, ka thënë se dy personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Dy persona janë dërguar në ndalim për 48 orë”, tha ai.

Rastin në orët e pasdites për Insajderin e konfirmoi edhe zëdhënësin e Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se viktima është dërguar në spital për trajtim.