Maqedoni

Prokurori bullgar: Në vendin e aksidentit janë parë tre tuba, por kanë qenë të zbrazura

Prokurori bullgar në paraqitjen para mediave ka folur për gjetjet e para të aksidentit tragjik në Bullgari.

Duke folur për spekulimet se zjarri është shkaktuar nga tubat me benzinë, prokurori i ka hedhur poshtë të gjitha këto.

“Në vendin e ngjarjes janë parë tre tuba. Që të tri tubat kanë pasur mbetje nga nafta dhe nuk kanë qenë të mbushura dhe nuk janë djegur në zjarr”, tha ai, transmeton TV21.

Shtoi se hedh poshtë në mënyrë kategorike se zjarri ka ardhur si pasojë posedimit të tubave me mbushje të naftës./TV21