DiasporaDossier

Profesori nga Kumanova: STAMBOLLI m’i dhuroi nderimet ma të njerzishme!

Xhafer Ymeri- profesor nga Kumanova që ligjëron në Zvicër ku jeton që nga vitet e 80-ta për shkak të përndjekjes nga sistemi komunist

Ndihmsministri për Kultuur dhe Turizëm i Stambollit Zotni Mümin Yıldıztaş (Mymin Jëlldëztash) me 29. Prill më priti në nji takim njiorësh, kurreshtar për të mësu për gjurmimet e mia 10 vjeçare nëpër Dëshmiruujtset (Arshivet) e Stambollit dhe Parisit.

Ora 11.00 ishte caktu ky takim mbas nji miirseardhje të përzemërt, vllaznore dhe kurreshtare. Meqenëse Turqishtja ime nuk mjaftonte për t’i qartësu të gjitha gjurmimet e mia për Hoxha Tahsinin e madh, u kujdesa edhe për nji përkthys të rastit detyr kët të cilën e mori në përgjegjësi Profesoresha e gjermanisht-turqishtes Zonja Hacer Kızılkaya (Haxher Këzëllkaja).

Zotni Mümin Yıldıztaş për gjurmimet dhe për librën teme e kishte pas njohtu dhe lut për pranimin tim Zonja Hülya Yazıcı (Hylja Jazëxhë) e cila drejton shoqatën e grave artiste të pendës mu në vakëfshpiin dhe Medresen e dikurshme të Hoxha Tahsinit ku kishin mësu dhe studju jo vetëm Rilindësit ton por edhe shum dijetaar tjer të Perandoriis Osmane emnat e të cilëve mbetën të pavdekshëm në shkencat e Gjuhsiis, Filozofiis dhe Psikologjiis.
Nji grumbull me dëshmiit e mia të cilat ia kisha dërgu Ministriis për Kultuur në Ankara e kisha bo gati, e nxorra dhe ia vendosa përbaall por nga e mbara për ate. Rrëfimin tim e fillova me nji fotopamje të Ushtarve shqiptaar nga Shkupi të luftës së Çanakkalaas (Dardanel=Krahu Dardan) ku edhe gjyshi jem Adem Ymeri kishte luftu dhe ra DËSHMOR! Dëshmiit gjurmuse i përfundova me Xhamin Sarayi Cidiit ku iu dhan nderimet e fundit dhe me vorrezat ku po kalben eshtnat e Hoxhës pa asnji sheej. Dhe ma në fund edhe nji sokak të vogël Hoca Tahsin në lagjen Tophane të Bosforit afër Universitetit Mimar Sinan. Mbasi më përcolli dhe ndëgjoi me shum vëmendje Zotni Yįldıztaş mu drejtu me pytjen e paar: Pse i keni bë këto gjurmime dhe librin mu për Hoxha Tahsinin? Iu përgjigja kështu: 1. Profesori i Hoxhës Mustafa Vidinliu e pagëzoi dhe e nderoi Hasanin me emnin nderuus Tahsin që do të përshkruunte nji djalosh të njerëzishëm, të sjellshëm, të zoti, të mendshëm, gojamël, zemërgjan, dorliir, ndihmuus etj, etj.” 2. Osmanologu russ Vasilij Dimitrieviç Smirnof nga Shën Petersburgu mbasi e njohti Hoxha Tahsinin në veprën e tij enciklopedike për Hoxha Tahsinin kishte shkruujt se ky do t’ishte Lomonosovi i Perandoriis Osmane”! 3.Për gjith ato vjet të gjurmimeve të mia studjuse nëpër Arkivet e Stambollit dhe Parisit fitova përshtypjen se: Po ta kishin njohtë dhe çmu Hoxha Tahsinin atëher ashtu si e ka meritu, sot edhe Turqia me Stambollin edhe Shqiptarija joon do të kishin qeen shum ma përpara se që jan sot! Dhe se Hoxha Tahsini ishte mësuesi dhe frymzuusi i Rilindësve të parilindshëm dhe i shum dijetarve të pavdekshëm të Perandoriis Osmane dhe Turqiis së sotme!”
Dhe në fund mu drejtu me pytjen:”Kaç Yaşındasınız Xhafer Bey=Sa vjeçaar jeni Xhafer Bey?” Rrafsh 75 (shtatdhetepees) ia ktheva. Iu drejtu Profesoreshës Zonjës Kızılkaya dhe e pyti: “A mund t’ia puthi dorën” Zonja nuk i besoi dhe u ndal dhe kur kuptoi se e kishte me gjith zemër mu drejtu muu dhe m’a përktheu pytjen dhe dëshirën e Ndihmsministrit. Para se të m’a përktheje e kuptova me turqishten time por mbas përkthimit u binda dhe u skuqa nga nderi që ma boni. I skuqt në ftyyr iu falënderova dhe brrofa për t’ia dhuru përqafimin tim mirnjohtës shqiptaar dhe vllaznor por me t’ia zgjaat dorën për t’a përshëndeet ai u përkul dhe m’a puthi!. Edhe njiheer më mluun njerst dhe u përqafuum kurse Zonja Hacer na e boni nji fotopamje të paharruushme!
Ja, kështu përfundoi nji takim i përzemërt me Ndihmsministrit për Kultuur të Stambollit tash 20 milionsh dhe të Stambollit të athershëm të Hoxha Tahsinit, të Rilindësve, të disa molion shqiptarve dhe të Stambollit tem në të cilin ndihem i lumtun dhe si në Atdheun tem sepse me gjyshin tim edhe me qindami shqiptaar kan dhon jetën si ushtaar të Perandoriis Osmane për t’ua bo nji Atdhe të ri edhe mbi 15 milion shqiptarve të cilët jan të gatshëm të vdesin për të dy VATANET, për Turqi dhe për Shqiptari!!!