Profesor Sinani: Ftoj Ali Ahmetin të mos sillet me arrogancë ndaj qytetarëve!
Profesori universitar nga Tetova, Arsim Sinani, ka reaguar pas arrestimeve policore në qytetin e tij, që erdhën pas protestës së djeshme. Ai k kërkuar nga pushteti dhe nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, të mos tregojnë arrogancë ndaj qytetarëve.
“Pushtetar shqiptar, mos u hakmerrni dhe mos arrestoni qytetar që protestojnë e nuk mendojnë si ju. Publikisht i bëj thirrje Ali Ahmetit sillu si burrë, mos u bën arrogant me qytetarët. Shprehja e pakënaqësisë është e drejtë e çdo qytetari, edhe e atyre që nuk pajtohen me qasjen tuaj. Kjo fatkeqësi kërkon marrje të përgjegjësisë”, shkruan Sinani.