May 29, 2024
Maqedoni

Profesor Arsim Idrizi, kandidati i koalicionit Alternativa-Aleanca që do të sjellë ndryshimin në Likovë

Mbrëmë Kuvendi i Degës së AlternAtivA-s në Likovë e zyrtarizoi kandidaturën e Prof. Dr. Arsim Idrizit për kandidat të koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA për Komunën e Likovës

Pasi i falënderoi kuvendarët, kandidati për kryetar të Likovës, profesori universitar i shkencave të sigurisë kombëtare, Arsim Idrizi, deklaroi se do të punojë në radhë të parë për sigurinë e qytetarëve, për të përmirësuar mirëqenien sociale, sigurinë në arsim, për investime ekonomike, shëndetësi etj.

Prof. Dr. Arsim Idrizi ka doktoruar në Universitetin e Bibliotekarisë dhe Teknologjisë së Informacionit (UNIBIT) në Sofje – Bullgari në vitin 2019.
Prej vitit 2009 e ka ushtruar detyrën e drejtorit në kompaninë transportuese “NOTA MI” në Kumanovë.

Kuvendi e zgjodhi edhe kryetarin e shtabit zgjedhor. Kjo detyrë iu besua Iljasa Abazit, kryetar i Alternativës në këtë degë.