Pritet strehimi i rreth 400 afganëve në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot informoi se Instituti Kombëtarë për Demokraci ka kërkuar strehimin e pakohshëm të 200 personave tjerë nga Afganistani, numër ky që i shtohet 186 personave nga Afganistani për strehimin e të cilëve njoftoi Qeveria, transmeton Alsat. Osmani theksoi se kryesisht bëhet fjalë për gra dhe fëmijë, ndërsa shtoi se MPB dhe MPJ po punojnë në me listat e refugjatëve.
“Sidoqoftë, duke pasur parasysh që numri i fluturimeve nga Kabuli është dukshëm i kufizuar, nuk mund të themi saktësisht se kur këta civilë do të mbërrinin në vend, por më pas ata do të trajtohen sipas rregullave të brendshme dhe do të akomodohen në objektet që do të sigurohen”, tha Osmani.