Kolumna

Presidentja Vjosa Osmani, nga Amerika i bëri me dije Serbisë se nuk frikësohemi nga kërcënimet e tyre!

Shkruan: Prof. Nijazi Halili
Mirëpo, ndaj këtyre kërcënimeve nga Amerika iu është kundërpërgjigjur presidentja Osmani, e cila ia bëri me dije Serbisë se nuk frikësohemi nga kërcënimet e tyre
Kosova ndaloi hyrjen e automjeteve me targa serbe, Osmani thirrje BE-së: Ushtroni presion ndaj Serbisë që të ndalojë provokimet.
Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të fundit që ka marrë Kosova për të mos lejuar futjen e automjeteve me targa serbe. Në një shkrim të botuar në rrjetet sociale, Osmani shkruan se Kosova zbatoi marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, prandaj nuk ka pse të shihet si një vendim i njëanshëm.
Presidentja i bën thirrje BE-së që të ushtrojë presin Serbisë që të ndalojë provokimet ndaj Kosovës dhe mos ta përdorë këtë situatë për qëllime politike.

Rrjedhimisht, vendimi siguron trajtim të barabartë dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Vendimi është pranuar dhe po zbatohet me përpikëri në të gjitha pikat kufitare, me përjashtim të dy pikave në veri, në të cilat serbët lokalë po keqpërdoren nga Qeveria serbe dhe strukturat ilegale atje.

Prandaj, ftoj Bashkimin Evropian që të ushtrojë presion mbi qeverinë e Serbisë që të ndalojë menjëherë provokimet ndaj Kosovës dhe keqpërdorimin për qëllime politike të qytetarëve serbë të Kosovës. Politika destabilizuese e Serbisë në Kosovë dhe në rajon dhe qëllimet e tyre hegjemoniste për të ashtuquajturën ‘botë serbe’ janë rikthim në logjikën e tyre të viteve ’90, e cila ka sjellë shumë viktima në rajonin tonë.
Andaj, krenohemi dhe jemi me fat që i kemi miqtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët në vazhdimësi janë mbështes pa rezervë të vendit tonë, përndryshe po të mbetet fati ynë në dorën e BE dhe Vosllav Lajçakut me bashkëpunëtorët e tij, sigurt se çështja jonë do të përfundonte me një marrëveshje të një anshme e në favore të Serbisë .