September 8, 2024
Kosovë

Presidentja Osmani me liderët evropian, Vuçiq i vetmuar shikon takimin!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Granada të Spanjës, ku po merr pjesë në Samitin e Liderëve Evropianë.

Presidentja është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, si dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, para se të nisë mbledhja e Samitit, raporton Indeksonline.

Më larg tyre është vënë re presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka vështruar takimin.

Për këtë të fundit, Osmani tha para fillimit të mbledhjes se nuk planifikon të takohet, deri sa të vendosen sanksione ndaj Serbisë.

“Ajo çfarë ka ndodhur më 24 shtator ka ndodhur me urdhrin e lidershipit të Serbisë. Shpresoj që Spanja do të kuptojë se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin. Nuk ka arsye për ta takuar para se sanksionet të miratohen kundër Vuçiqit. Së pari sanksionet e më pas mund të flasim për të tjerat” deklaroi Osmani.